Botë
Hovenier: Zbatoni të gjitha zotimet e dialogut
31.01.2023 18:59
Në Ambasadën amerikane në Prishtinë është diskutuar për çështjen e Asociacionit...

Në Ambasadën amerikane në Prishtinë është diskutuar për çështjen e Asociacionit, me ç’rast ambasadori Jeffrey Hovenier, ka përsëritur thirrjen që të zbatohen të gjitha marrëveshjet në kuadër të dialogut me Serbinë.
“Sot mbajtëm një sesion dëgjimor në Ambasadën amerikane në Prishtinë, rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Falënderues ndaj pjesëmarrësve të ndryshëm, që ndanë pikëpamjet dhe ekspertizën e tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve të dialogut”, thuhet në deklaratën e publikuar në Twitter nga ambasadori amerikan Jeff Hovenier.
Sa i përket takimit janë prononcuar shkurt krerët e shtetit të Kosovë. Ata që janë në takim e thonë qëndrimin e tyre ka deklaruar kryemisnitri i Kosovës, Albin Kurti. Ndërsa, presidentja Vjosa Osmani ka vlerësuar se gjithçka që vjen nga Amerika është e mirë për Kosovën.
