Këshilli ekzekutiv i LSDM-së mbështet përfshirjen e ASh-së në Qeveri

01.02.2023 11:27

Pas takimit të djeshëm në Qeveri...

Pas takimit të djeshëm në Qeveri mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, mbrëmë LSDM ka thirrur mbledhje të Këshillit Ekzekutiv, me ç’rast njëzëri është vendosur që të vazhdohen bisedimet me ASh-në për t’u bërë pjesë e qeverisë.

Përcaktimet themelore të kësaj shumice qeveritare janë në linjë me atë që Aleanca për shqiptarët e përfaqëson, ka deklaruar kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

“Këshilli ekzekutiv njëzëri ka vendosur që t’i vazhdojë bisedimet me Aleancën për Shqiptarët në bazë të parimeve politike dhe programore. Për bisedimet e mëtutjeshme me Aleancën Këshilli ekzekutiv ka caktuar grupin e punës. Përgjegjësia jonë para qytetarëve është të sigurojmë ardhmëri për shtetin, standard ekonomik, jetë më të mirë për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme. Bashkëpunimi me Aleancën do të jep vlerë të shtuar për qytetarët dhe shtetin, sidomos lidhur me avancimin e sundimit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit, përshpejtim i zhvillimit ekonomik dhe përparimit të shtetit rritjen e efikasitetit në kuvend me qëllim të miratimit sa më të shpejtë të vendimeve për përmirësimin e jetës së qytetarëve, përballje me krizën energjetike dhe ekonomike dhe ligjet evropiane nga agjenda e BE-së.”, - tha zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

“Përcaktimet themelore të kësaj shumice qeveritare janë në linjë me atë që Aleanca për shqiptarët e përfaqëson, ashtu si edhe parti tjera politike, siç janë partneriteti strategjik me ShBA-të, vazhdimi i rrugës së euro-integrimeve dhe miratimin e ligjeve reformuese në kuvend, miratimi i vendimeve të mëdha që janë të nevojshme për vazhdimin e rrugës drejt BE-së si dhe miratimin e zgjidhjeve sistemore për avancimin e sundimit të së drejtës, mekanizmat e kontrollit dhe luftën kundër korrupsionit.”, - u shpreh Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.