ShBA ndihmë e re prej 2 miliard dollarësh për Ukrainën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës....

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke përgatitur më shumë se 2 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Kjo ndihmë për herë të parë pritet të përfshijë raketa me rreze më të gjatë veprimi, si dhe municione dhe armë të tjera, i thanë Reuters-it më 31 janar, dy zyrtarë amerikanë të informuar për këtë çështje. Ndihma pritet të shpallet brenda kësaj jave dhe do të përfshijë pajisje mbështetëse për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot dhe armë antitank Javelin, thanë zyrtarët.
Në total, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë mbi 27 miliardë dollarë, si ndihmë për Ukrainën.
Ndërkohë të premten do të mbahet samiti Ukrainë - Bashkimi Evropian.
“Samiti Ukrainë - BE do të mbahet në Kiev më 3 shkurt”, tha kryeministri ukrainas, Denys Shmygal, gjatë takimit të Qeverisë të martën.
Ai tha se kjo ngjarje është “jashtëzakonisht e rëndësishme” për synimin e Kievit që të anëtarësohet në bllokun evropian.
“Fakti që ky samit do të mbahet në Kiev është një sinjal i fuqishëm edhe për partnerët, edhe për armiqtë”, theksoi Shmygal.
