ShBA, polici vret personin me aftësi të kufizuara

01.02.2023 12:41

Policët e Kalifornisë qëlluan për vdekje.....

Policët e Kalifornisë qëlluan për vdekje një person me aftësi të kufizuara teksa ai u përpoq t’i shmangej arrestimit duke zbritur nga karrigia e tij me rrota dhe duke u larguar.

Oficerët qëlluan afërsisht 10 plumba në drejtim të 36-vjeçarit, baba i dy fëmijëve, familja e të cilit tha se ai humbi këmbët në një tjetër përballje me policinë në Teksas. Departamenti i Policisë së Huntington Park tha se oficerët u thirrën në vendngjarje pasi Lowe goditi me thikë dikë pa provokim.

Pasi u hodh nga karrigia e tij me rrota, Lowe u hodh në rrugë larg policisë, e cila fillimisht u përpoq ta kontrollonte atë.

Një tjetër makinë policie mbërriti, ndërsa Lowe, i cili mbante një thikë kasapi, vazhdoi të ikte. Një oficer policie që doli nga makina hapi zjarr ndaj Lowe, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.