Botë
ShBA, jugu i vendit i paralizuar nga moti i keq
01.02.2023 14:43
Moti i keq me stuhi paralizoi pjesën më të madhe të jugut të Shteteve të Bashkuara....

Moti i keq me stuhi paralizoi pjesën më të madhe të jugut të Shteteve të Bashkuara. Më shumë se 1.700 fluturime u anuluan dhe trafiku ndërshtetëror u bllokua në të gjithë Arkansasin. Në Austin të Teksasit janë regjistruar aksidente trafiku me të paktën 2 viktima. Policia merr thirrje për përplasje të reja çdo tre minuta. Rreth 7.000 ndërprerje të energjisë u raportuan për shkak të linjave të ngrira të energjisë dhe pemëve të rrëzuara. Meteorologët parashikojnë shi dhe breshër.
“Shërbimi Kombëtar i Motit po parashikon një kombinim dimëror të shiut kryesisht të ngrirë për Teksasin perëndimor, qendror dhe verior, si dhe temperatura polare gjatë fundjavës. Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet janë të mundshme të enjten në Teksasin qendror, lindor dhe juglindor.”, - deklaroi guvernatori i Teksasit, Greg Abot.
Shkollat janë të mbyllura dhe mësimet po zhvillohen online si në Oklahoma, ashtu edhe në Arkansas. Paralajmërimet për mot të rëndë janë lëshuar deri në perëndim të Virxhinias.
BELINDA KOKA ADEMI
