Maqedoni

Xhes Bejli javën e ardhshme në Maqedoni

04.02.2015 16:17

Ambasadori i ri i SHBA-së Xhes Bejli, javën e ardhshme pritet të mbërrijë në Maqedoni...

Në një deklaratë prezantuese mbi misionin e tij, Bejli thekson se synon të ndihmojë Maqedoninë në konsolidimin e saj si demokraci e fuqishme, shumë-etnike dhe në përpjekjet për t’u integruar në strukturat euro-atlantike. 
 
Ambasadori i ri amerikan  shprehet se ndër prioritetet e tij do të ketë intensifikimin e lidhjeve mes nxënësve, studentëve dhe të rinjve të të dyja vendeve. 
 
SHBA-të dhe Maqedonia kanë ndërtuar një partneritet dinamik prej 20 vitesh. Unë synoj t’i përforcoj marrëdhëniet tona dhe ta ndihmoj Maqedoninë të përmbush potencialin e saj si një demokraci e fuqishme, multietnike, prosperuese dhe e integruar plotësisht në komunitetin euro-atlantik”, deklaroi Xhes Bejli, ambasador i SHBA-së në Maqedoni
 
Bejli, është diplomat me një karrierë shumë vjeçare. Ai së fundmi ishte zv/ambasador në Ankara, ndërkaq në Departamentin e Shtetit ka shërbyer si drejtor i Zyrës për Evropën Jugore.