Maqedoni

Shoqatat e pacientëve: Po “shërohemi” me ilaçe që s’i përdor më kush

01.02.2023 15:19

Qytetarët shumë shpesh marrin barna me recetë, të cilat në disa vende nuk përdoren prej kohësh...

Qytetarët shumë shpesh marrin barna me recetë, të cilat në disa vende nuk përdoren prej kohësh. Shiten, gjithashtu edhe barna me efikasitet 30 për qind, në krahasim me të rejat me efikasitet 80 për qind. Lista e barnave ka 15 vjet që nuk ndryshon e Ministria e Shëndetësisë ende nuk e ka publikuar Rregulloren për barnat e reja në listën pozitive. Shoqatat e pacientëve alarmojnë se ligjërisht ky proces duhet të kishte përfunduar 3 vite më parë.
 
“Kur do të miratohet Rregullorja për listën pozitive, fillimisht duhet të bëhet një proces i rishikimit të përcaktimit të listës pozitive, për të cilën kemi frikë pasi shoqatat e pacientëve do të përballen me shumë sfida. Nuk jemi të sigurt se versioni aktual i rregullores garanton një rishikim të shpejtë dhe adekuat të listës pozitive që do të mundësojë qasje normale në barna për qytetarët në vendin tonë.”, - deklaroi Andrej Senih nga shoqata “Të bashkuar më të fuqishëm”.
 
Në raportet e 4 viteve të fundit, BE-ja vëren se asgjë nuk është bërë në lidhje me disponueshmërinë e barnave dhe se nevojitet harmonizim i legjislacionit evropian.
 
“Duhet të ngremë zërin dhe të bëjmë me dije se papërgjeshmëria e tillë e politikës tonë udhëheqëse është e pa pranueshme dhe në opinion shpesh flasim për listën pozitive, por problemi është më i madh, sepse lista pozitive është vetëm një aspekt nga kompleksiteti i këtij problemi në qasje deri në  shpëtimin e jetës dhe barna të tjera për qytetarët tanë.”, - theksoi Andrej Senih nga shoqata “Të bashkuar më të fuqishëm”.
 
Problem kanë edhe pacientët që kanë nevojë për terapi të shtrenjta. Senih thotë se të gjitha vendet e BE-së e zgjidhin këtë problem me negociata të drejtpërdrejta në nivelin më të lartë me kompanitë farmaceutike, por që kjo të bëhet edhe në vendin tonë, thonë se duhet një zgjidhje ligjore. 

VLORA LATIFI TOPOJANI