Maqedoni

Kushtetuesja kërkon emërimet e reja, zgjedhja e Joveskit përplas partitë në Kuvend

01.02.2023 15:55

Pushteti dhe opozita janë përplasur sërish në Komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime...

Pushteti dhe opozita janë përplasur sërish në Komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime ku po shqyrtohet propozimi për zgjedhjen e prokurorit aktual republikan, Lubomir Joveski për gjyqtar kushtetues. VMRO-DPMNE kundërshton propozimin dhe kërkon që të tërhiqet, sepse siç thonë ata Joveski nuk ka dhënë rezultate. Ata gjithashtu kërkuan transkriptet për të parë se kush çfarë ka thënë në seancë.
 
“Për çfarë strategjie po flisni për grupin tonë parlamentar në këtë komision, ju që deklaruat publikisht se do të përdorni të gjitha mekanizmat në këtë kuvend për të zgjedhur gjyqtarë kushtetues në mënyrë antikushtetuese. Ne e dimë që mund të mblidheni në parking, diku jashtë apo në korridor dhe të zgjidhni kryetar kuvendi. Për çfarë flisni dhe strategjish insinuoni para publikut, mos i manipuloni. Derisa të sigurohen transkriptet, kërkoj që të pezullohet komisioni dhe më pas të vazhdojmë.”, - deklaroi Zhaklina Peshevska nga VMRO-DPMNE.
 
Kryetarja e komisionit, Marija Georgievska, tha se nuk mund ta tërheqë propozimin për zgjedhjen e Joveskit, sepse ai propozim ka ardhur nga deputetë të tjerë dhe nuk ka marrë asnjë informacion për tërheqjen e tij të mundshme. Ajo akuzoi opozitën se po përdorë strategjinë e saj klasike për ta prolonguar punën e komisionit.
 
“Unë do t'ju them qartë edhe një herë, strategjia juaj, kjo është një strategji klasike për të bllokuar. “Nuk do të kalojë kjo”, po nuk mund të veproni kështu. Ju lutem mos më ndërhyni. Nuk mund të më trajtoni dot, më jep transkriptuat, pastaj gjysmë ore pauzë, po nuk jam në prokurori, të më nxirrni prova, e ka thënë apo jo. Paraqisni një kërkesë për transkriptet. Kjo i kalon të gjitha kufijtë, jini korrektë.”, - u shpreh kryetarja e komisionit, Marja Gjeorgievska.
 
Komisioni parlamentar ka nisur shqyrtimin për nëntë propozime për gjyqtarë kushtetues, tre të propozuar nga mazhoranca dhe gjashtë nga opozita. Dy kandidatë kaluan filtrin - Tatjana Vasic Bozaxhieva dhe Fatmir Skender. Ndërkohë nga Gjykata Kushtetuese apelojnë për kompletimin e përbërjes së anëtarëve që institucioni të funksionojë.
 
NAIM RAMADANI