Maqedoni
Organizimi për Goce Dellçevin, Mickovski: Apelojmë për nderim dinjitoz
01.02.2023 16:19
Pak ditë para shënimit të 151 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit, autoritetet vendore kanë filluar përgatitjet për siguri...

Pak ditë para shënimit të 151 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit, autoritetet vendore kanë filluar përgatitjet për siguri. Policia është shpërndarë në kishën Sveti Spas ku gjendet varri i Goce Dellçevit. Nga MPB-janë janë decid se nuk do të lejojnë inicidente dhe provokime ndaj identitetin maqedonas. Edhe lideri i VMRO-DPMNE-së apelon qytetarët që ky nderim të kalojë në mënyrë paqësor, ndërsa fton pushtetin për përgjegjësi në atë ditë.
“Secila ngjarje që mund të ndodh do të jetë nën mëkatin e qeverisë dhe MPB-së. Nëse MPB i dëgjon të gjitha apelet tona dhe organizohen mirë dhe nuk dëshiron të vijë në ndonjë ndodhi, realisht nuk të ndodh gjë. Por, nëse ata duan që të ndodh diçka, atëherë do të vijë situatë në atë gjendje.”, - deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Ministri i brendshëm bullgar: Jemi të gatshëm të ndihmojmë me polici
Bullgaria është e gatshme të merr pjesë në mbajtjen e rendit dhe sigurisë të shtunën, po që se ministria e brendshme bën një kërkesë të tillë.
“Bullgaria është e gatshme të dërgojë policë në Maqedoninë e veriut më 4 shkurt nëse eventualisht pranon propozim të atillë. Maqedonia e Veriut është përgjegjëse për ngjarjen, por ne mund të sigurojmë ndihmë. Shpresojmë se nuk do të ketë provokime.”, - theksoi zyrtari i brendshëm i Bullgarisë, Stanimir Stanev.
Ish-funksionari bullgar: Do të ketë incidente, VMRO-ja përgatit grup
Por, ish-zëvendësministri bullgar, Keremxhiev nuk mendon se ngjarja për heroin e përbashkët do të kalojë sipas paralajmërimeve të Shkupit dhe Sofjes. Tensionet do të jenë të pashmangshme, sepse VMRO-DPMNE ka përgatitur grupin për të shkaktuar incidente, thotë ai.
“Po! Definitivisht pres përplasje, për çka se shoh me çfarë disponimi lëvizin disa parti politike dhe simpatizuesit e tyre. Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE po i përgatit simpatizuesit e saj për ndeshje serioze, bllokada dhe pengesa.”, - u shpreh ish-zëvendësministri i jashtëm bullgar, Milen Keremxhiev.
Ndërkohë bullgarët maqedonas në Bruksel kanë kërkuar mbrojtjen dhe të drejtat e tyre. Në takim me eurokomesarin për zgjerim Oliver Varheji janë ankuar për siç thonë ”urrejtje institucionale dhe diskriminim sistematik”.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHI
GAZETARE:
NERMIN MULAKI FEJZULLAHI
