Maqedoni

250.000 doza Pfizer skaduan, pritet dërgesa e re e vaksinave covid

01.02.2023 17:09

Vaksinat e reja kundër virusit Korona pritet të mbërrijnë këtë javë, pasi 250.000 doza Pfizer

Vaksinat e reja kundër virusit Korona pritet të mbërrijnë këtë javë, pasi 250.000 doza Pfizer skaduan dhe u tërhoqën nga stacionet e vaksinimit. Departamenti nuk specifikon se sa vaksina do të mbërrijnë, as nga cili prodhues dhe nëse ato janë blerë nga shteti apo do të jenë donacion.
 
“Gjatë kësaj jave pritet të mbërrijnë sasitë e reja të vaksinave kundër Covid-19 dhe pas përfundimit të procedurave të parashikuara me ligj, në bashkëpunim me MALMED, do të vazhdojë imunizimi në postblloqe, për të cilat publiku do të informohet.”,- u tha nga Ministria e Shëndetësisë.
 
Autoritetet shëndetësore shtojnë gjithsesi se interesi për imunizim është i dobët. Javën e kaluar vaksinën e kanë marrë 34 qytetarë, 7 për dozën e parë dhe të dytë, nëntë kanë marrë dozën e tretë dhe 11 të katërtën.
 
Është mbyllur pika e vaksinimit në Poliklinikën “Bukuresht”, për shkak të skadimit të afatit të vaksinave të fundit.
 
Me lejen e MALMED, deri më tani janë asgjësuar rreth 66 mijë vaksina të skaduara. Nga ky repart thotë se me kalimin e afatit, vaksinat tërhiqen dhe nis procedura për asgjësimin e tyre.
 
Që nga fillimi i pandemisë janë siguruar 2 milionë e 866 mijë e 700 vaksina, me të cilat, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, janë imunizuar rreth 876 mijë qytetarë. Më shumë se një milion e gjysmë u blenë nga shteti dhe pjesa tjetër ishin donacione.
 
FITORE DEMOLLI