Botë
Kurti: Jo, asociacion një etnik në Kosovën shumë etnike
01.02.2023 17:27
“Asociacioni një etnik në Kosovën me Kushtetutë shumetnike nuk është i mundshëm”,...

“Asociacioni një etnik në Kosovën me Kushtetutë shumetnike nuk është i mundshëm”, thotë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Sipas tij nëse Serbia dëshiron që në Kosovë të këtë zgjedhje një etnike, “le ta provojë njëherë në shtëpinë e saj”.
“Pakicat në Serbi janë gati 20 për qind, pakicat në Kosovë janë rreth 7 për qind, pra Asociacion i komunave me shumicë serbe në Kosovë, e Presheva, Medvegja e Bujanoci ta kenë vetëm Këshillin Nacional atje, është e padrejtë, e dëmshme dhe e papranueshme.”, - tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti është i hapur për diskutime mbi bazën e propozimit evropian, por siç tha, i duhet mbi të gjitha ta respektojë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë. Ambasada amerikane në Prishtinë, e ka ripërsëritur ndërkohë qëndrimin se ShBA “nuk do të mbështesë asnjë marrëveshje që shkel Kushtetutën e Kosovës” ose që “kërcënon sovranitetin, pavarësinë dhe karakterin multietnik të Kosovës”.
Ditë më parë “Instituti Friedrich-Ebert-Stiftung” dhe “Instituti Evropian për Paqe” kanë publikuar online Draft-Statutin e hartuar nga to, të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Në këtë draft
“Asociacioni është riemërtuar në “Asociacioni i Komunave në të cilat komuniteti serb kosovar është shumicë”.
FITIM KRYEZIU
