Botë

Lufta në Ukrainë, Rusia përgatitet për ofensivë të re

01.02.2023 18:26

Ukraina po përgatitet për një përshkallëzim të madh nga Rusia, ndoshta në dy javët e ardhshme...

Ukraina po përgatitet për një përshkallëzim të madh nga Rusia, ndoshta në dy javët e ardhshme, njofton zyrtari i lartë i sigurisë i presidentit ukrainas, Zelensky. Ai tha se luftimet më të vështira nuk kanë ardhur ende dhe se muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për të vendosur rrjedhën e luftës.
 
“Këta do të jenë muaj përcaktues në luftë. Rusia po përgatitet për përshkallëzim maksimal. Është duke mbledhur gjithçka që është e mundur, duke bërë stërvitje. Kur bëhet fjalë për një ofensivë nga drejtime të ndryshme, për momentin mund të them se nuk po përjashtojmë asnjë skenar në dy-tre javët e ardhshme.”, - deklaroi zëdhënësi për siguri dhe mbrojtje – Ukrainë, Oleksiy Danilov. 
 
Rusia vazhdon të sulmojë vendbanimet ukrainase në kufirin e saj. Shumë fshatra janë shkatërruar tërësisht. 
 
“Nuk mund të themi me siguri se raketa e kujt na goditi. Por, nëse nuk do të kishte trupa ruse, asgjë nuk do të kishte ndodhur. Fëmijët do të kishin mësuar me qetësi, do të rriteshin me qetësi dhe gjithçka do të ishte mirë.", - theksoi drejtoresha e shkollës në fshatin Makarove, Nataliia Bahach. 
 
"Së pari, lufta nuk ka mbaruar. Kufiri këtu është shumë afër dhe nuk mendoj se është e përshtatshme të rindërtohet diçka këtu, sepse ata vazhdojnë të sulmojnë me raketa.”, - u shpreh banorja e fshatit Svitlychne, Valeria Ahaieva.
 
Presidenti Volodymyr Zelenskyy e ka përshkruar sulmin intensiv të Rusisë në lindje si “hakmarrje” për humbjet e mëparshme në luftë.
 
“Unë kam besim në ushtrinë tonë. Ne do t’i ndalim të gjithë ata, pak nga pak, do t’i shkatërrojmë dhe do të përgatisim kundërsulmin tonë të madh.”, - deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenski.
 
Perëndimi vazhdon të mbështesë Ukrainën me armatim që të triumfojë në këtë luftë.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU