Maqedoni

Gashi: Me rëndësi marrëveshja politike, s’jemi kundër ASh-së

01.02.2023 20:14

Kreu i Alternativës Afrim Gashi, sqaron se nuk ka asnjë moment të ri për të cilën mund të merret vendim...

Kreu i Alternativës Afrim Gashi, sqaron se nuk ka asnjë moment të ri për të cilën mund të merret vendim aq më tepër kur bëhet fjalë për vendime të një tjetër subjekti politik
 
“Ne me ASh-në kemi pasur bashkëpunim e nësa ata vendosin t’i bashkangjiten shumicës, dhe ne mbetemi aty, do gjejmë kanale komunikimi e do bashkëpunojmë.”, tha kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.
 
Në pyetjen se cilat janë linjat e kuqe të Alternativës, Gashi me përgjigje: 
“Për ne me rëndësi është marrëveshja jonë politike. Të shohim si do të sillen partnerët tanë  e në fund janë organet e partisë ato që do të vendosin për veprimet e mëtejshme.” 
 
Në pyetjen se çfarë ndodh nëse shëndetësia i kalon Aleancës, Gashi  tha se nuk do të përgjigjet në pyetje hipotetike e çështja duhet parë në aspekt më të gjerë e duhet analizuar duke marrë parasysh interesin më të lartë. Tha se me rëndësi është krijimi i një klime të mirë politike, me kritere të mira të politik-bërjes, me respektim të marrëveshjeve aktuale, sesa të diskutohet kaq shumë për çështje teknike si drejtimi i dikastereve specifike.