Ekonomi
IPA-fondet, 800 mijë euro për përmirësimin e shërbimeve në DAP
04.02.2015 16:29
Me rreth 800 mijë euro mjete të siguruara nga IPA-fondet e Bashkimit Evropian dhe përvojave spanjolle...

Me rreth 800 mijë euro mjete të siguruara nga IPA-fondet e Bashkimit Evropian dhe përvojave spanjolle, Drejtoria për të Ardhura Publike gjatë 24 muajve të ardhshëm duhet të sigurojë përmirësimin e shërbimeve për taksapaguesit, si dhe të forcojë kapacitetet institucionale dhe administrative të saj.
E gjithë kjo duhet arrihet nëpërmjet një komunikimi të koordinuar midis taksapaguesve dhe DAP-it, theksuan bartësit e këtij projekti.
“Ky projekt do t’i ndihmojë kapacitetet administrative të DAP-it dhe sistemin e përgjithshëm tatimor nëpërmjet vendosjes së qendrës për informim dhe sporteleve që do të jenë në shërbim në më shumë komuna të Maqedonisë. Vendosja e një sistemi efikas për tatime zvogëlon rrezikun për mashtrim dhe korrupsion”- deklaroi ambasadori i BE-së, Aivo Orav.
“Paralelisht me kolegët tanë të administratës spanjolle për taksa do të ndërtojmë praktikat më të mira të cilat do të përpiqemi t’ua ofrojmë obliguesve tanë tatimor në RM-së, si kompanive po ashtu edhe personave fizik. Përvojat e deritashme më japin të drejtën të jem optimist se para nesh kemi një “twining” të suksesshëm”- tha drejtori i DAP-it, Goran Trajkovski.
I pyetur lidhur me dështimet për pagesën e TVSH-së për vitin 2014, Trajkovski tha se ky është rezultat i uljes së çmimit të naftës së papërpunuar në tregun botëror në kuartalin e fundit të vitit të kaluar.
Ndërkohë, ambasadori spanjoll, Ramon Karanza, theksoi se Spanja ka përvojë të madhe në realizimin e projekteve “twining” dhe shtoi se vendi i tij mund ta ndihmojë Drejtorinë për të Hyra Publike.
NAIM RAMADANI
