Botë

Ortek në resortin e skive në Himalaje: 2 viktima, 21 skiatorë të “groposur” në borë

01.02.2023 20:57

Një ortek dëbore ka marrë përpara një resort skish në Himalaje, në Kashmirin e kontrolluar nga India..

Një ortek dëbore ka marrë përpara një resort skish në Himalaje, në Kashmirin e kontrolluar nga India, duke u marrë jetën dy personave dhe duke “groposur” 21 të tjerë nën dëborë.
 
Viktimat janë dy skiatorë polakë. Pamjet e publikuara në media tregojnë momentin kur grumbulli i dëborës shkëputet nga maja 4 389 metra e lartë e Malit Apharwat, në drejtim të një grupi skiatorësh.
 
Në vendin e ngjarjes u dërguan ekipe shpëtimi të specializuar për lartësi të mëdha, të cilët nxorën edhe trupat e dy polakëve.
 
Sipas policisë, 19 turistë të huaj dhe dy guida vendase janë shpëtuar ndërsa dy polakët e pajetë janë dërguar në një spital.