Përfshirja e bullgarëve në kushtetutë, Gir: Nuk preket identiteti i vendit
Të gjitha vendet të cilat duan t’i bashkëngjiten BE-së...

Të gjitha vendet të cilat duan t’i bashkëngjiten BE-së, duhet t’i zbatojnë standardet për të drejtat e njeriut, thotë ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir.
Euro ambasadori për Tv Telma ka deklaruar se edhe krahas asaj që në publik ka mendime shumë të ndryshme për hapjen e Kushtetutës me qëllim që të bëhen ndryshimet e nevojshme, gjegjësisht të përfshihen bullgarët në të, në fakt duhet të gjithë të mendojnë se çka do të nënkuptonte ai ndryshim në praktikë.
“Ndryshimi i Kushtetutës është para së gjithash është vendim sovran që duhet të marrë ky vend. Sigurisht që keni të drejtë, ne dëgjojmë shumë zëra të ndryshëm dhe kjo është në mbikëqyrje të publikut. Mendoj se është e rëndësishme të tërhiqemi për një moment dhe të pyesim se çfarë është në të vërtetë ky ndryshim kushtetues apo çfarë do të thotë ai në praktikë. Në realitet do të thotë të përfshihet në Kushtetutë një referencë për individët, shtetas të shtetit, të cilët e identifikojnë veten si bullgarë. Ky është thelbi. Nuk ka asnjë ndryshim në natyrën thelbësore të Kushtetutës. Nuk prek identitetin e vendit apo interesat e tij thelbësore”, thekson Gir.
Ai shton se janë të gatshëm të bisedojnë me të gjithë që të sqarojnë se si BE-ja e sheh këtë, por në fund të ditës, vendimin duhet ta marrë vendi
