Botë
Shqipëri, ende kritike situata në zonat e përmbytura
04.02.2015 16:41
Kanë rinisur reshjet e dëborës dhe shiut në të gjithë Shqipërinë...

Situata pritet të rëndohet sidomos në zonat e përmbytura nga reshjet paraprake.
Banorët e zonave të përmbytura kërkojnë ndihmë për të ushqyer kafshët e mbetura gjallë nga përmbytja e parë, sepse vërshimi i ujërave ka shkatërruar çdo gjë, përfshi edhe rezervat ushqimore.
Pas largimit të plotë të ujërave, banorët shpresojnë në një vlerësim të drejtë dhe në dëmshpërblim nga ana e shtetit, për shkak se pjesa më e madhe e ekonomisë bujqësore dhe blegtorale e tyre është dëmtuar shumë rëndë.
Në ditën e katërt të përmbytjeve në Shqipëri, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka vizituar zonat e përmbytura, duke kërkuar nga qeveria që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të mos merret me fjalë boshe.
Dy ditë më parë, kryeministri Rama mblodhi urgjent qeverinë, ku nuk e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, pasi një gjë e tillë duhet shoqëruar edhe me dëmshpërblime. Por, për këto të fundit duhet ndryshuar buxheti i shtetit, pasi qeveria nuk ka fonde rezervë.
LULJETA NDOKA
