Britani, përhapet gripi i shpendëve

02.02.2023 13:01

Shpërthimi më i madh ndonjëherë i gripit të shpendëve....

Shpërthimi më i madh ndonjëherë i gripit të shpendëve është përhapur te gjitarët, duke përfshirë lundërrat dhe dhelprat në Mbretërinë e Bashkuar.

Shifrat e publikuara në BBC tregojnë se virusi ka çuar në ngordhjen e rreth 208 milionë zogjve në mbarë botën dhe të paktën 200 raste të regjistruara te gjitarët. Drejtuesit e shëndetit publik paralajmërojnë se mutacioni tek gjitarët mund të shohë një kalim te njerëzit, por rreziku për publikun është shumë i ulët.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar ende këshillon se gripi i shpendëve është kryesisht një sëmundje e shpendëve, por ekspertët në të gjithë globin po shqyrtojnë rreziqet e përhapjes së tij në specie të tjera.

Në mbarë botën, virusi është gjetur në një sërë gjitarësh, duke përfshirë arinjtë e thinjur në Amerikë, si dhe te delfinët dhe fokat.