Vuçiq, i drejtohet kuvendit për planin franko-gjerman

02.02.2023 10:45

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq...

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i është drejtuar Kuvendit të Serbisë duke folur për atë se çfarë i pret serbët si komb dhe me çfarë po përballet Serbia në rrethana kur i është kërkuar pranimi i planit franko-gjerman.

Unë kurrë nuk i jam shmangur përgjegjësisë si president. Kam marrë vendimet më të vështira. Përveç një rasti, më duket se ato ishin në interesin më të mirë të popullit serb dhe qytetarëve të Serbisë. Qëllimi i sotëm është që të dalim para jush dhe qytetarëve të Serbisë si përfaqësues i të gjithë qytetarëve tanë dhe të ndajmë me ndershmëri, hapur dhe në mënyrën më të ndershme atë që na pret ne si komb, atë që po përballemi”, theksoi Vuçiq.

Ai tha se sot nuk është këtu për të luftuar në asnjë fushatë zgjedhore, por për të luftuar, si në 11 vitet e kaluara, për Serbinë me forcë dhe zemër të barabartë, nëse jo më shumë, sidomos kur e sheh se si dhe në çfarë mënyre më kanë pritur në kuvend. Sot vij nga ndjenja e detyrës t’u them qytetarëve se çfarë po ndodh që ata të vlerësojnë vetë pasojat e veprimeve tona dhe për çfarë po luftojmë. Do të flas dhe do të vë në dukje të gjitha pikat më të këqija të së ashtuquajturës nismë franko-gjermane. Nuk do të flas për më të bukurën, por më të keqen dhe më të vështirën për Serbinë.”, nënvizoi ai. 

“Do të ketë kohë për konkluzione dhe vendime, por është e rëndësishme që njerëzit ta dinë se me çfarë po përballemi”, ka theksuar Vuçiq.