Sali: Nesër vendimi për sigurimin e mjeteve për ilaçin Tricafta për 30 pacientë me fibrozë cistike

02.02.2023 14:03

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali...

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, përmes profilit të tij në Facebook ka bërë të ditur se nesër pritet të merret vendimi për sigurimin e mjeteve për ilaçin Trikafta për 30 pacientë me fibrozë cistike, pasi iniciativa e tillë tashmë është ngritur nga ana e tij në mbledhjen  e mbrëmshme të qeverisë.

Prokurimi, do të bëhet në disa faza dhe vendimi për sigurimin e fondeve për ilaçin Trikafta që pritet të merret nesër, është në kuadër të fazës së parë.

Paraprakisht, Shoqata për fibrozë cistike bëri  thirrje përmes rrjeteve sociale,  për  një protestë të re të shtunën nga ora 12 para Qeverisë, me të cilën do të kërkojnë edhe një herë ofrimin e terapisë për pacientët me fibrozë cistike.