Gjykimi për "Llaskarcën", Mbrojtja: Super-ekspertiza është e porositur
Ndonëse në atmosferë të tensionuar....

Ndonëse në atmosferë të tensionuar, ka vazhduar marrja në pyetje e ekspertëve të cilët realizuan super-ekspertizën për fatkeqësinë e autobusit në Llarskarcë ku humbën jetën 16 persona.
Mbrojtja dhe familjarët sërish akuzojnë për super-ekspertizë të porositur, ku i gjithë faji duhet t’i ngarkohet të akuzuarit të gjashtë, gjegjësisht shoferit të autobusit.
Sipas avokatit Vlladimir Nikollovski, eksperti nga super-ekspertiza, nuk kishte as një përgjigje konkrete.
Super-ekspertiza ka vërtetuar se autobusi i Durmo Turs paraprakisht 16 ditë ka qarkulluar në komunikacion pa regjistrim.
“Më vjen keq që ballafaqohemi me atë që përfaqësues i ekipit që e ka përgatitur super-ekspertizën që është me nivelin më të lartë të titullit doktor i shkencës, pothuajse në çdo pyetje të parashtruar nga ana e prokurorit përgjigjet me "nuk e di", "nuk më kujtohet", "nuk e kuptoj pyetjen". Për këtë arsye vlerësoj se dështoj tentimi i këtyre super-ekspertëve që gjithë fajin t'ia kalojnë shoferit të autobusit dhe të gjitha lëshimet e të akuzuarve të tjerë të mos merren parasysh.”, - deklaroi avokati i palës së dëmtuar, Vlladimir Nikollovski.
Gjykatësja po e favorizon mbrojtjen e të akuzuarve dhe nuk lejon pyetje konkrete dhe lejon që gjykimi të shkojë në kahje të gabuar. Eksperti nuk ka njohuri as për sistemin e frenimit që ka pasur autobusi, thotë familjari Bllagojçe Trpevski.
“Ranë maskat e gjykatës, kjo farsë duhet të përfundojë pasi që nëse gjykata e ka porositur super-ekspertizën, kjo do të thotë se ekspertët duhet keni njohuri të gjëra dhe të ballafaqohen me faktet e prokurorit dhe mbrojtjes dhe të japin konkluzë se ku është faji. Personi që është në pyetje për super-ekspertizën nuk i di gjërat themelore për karakteristikat e autobusit, çka ka ndikuar për këtë fatkeqësi, cilat dëshmi materiale i kanë marrë. Shihet se kjo është një super-eskpertizë e porositur.”, - theksoi familjari i viktimës, Bllagojçe Trpevski.
Super-ekspertizën në kërkesë të gjykatës penale e realizoi Byroja për ekspertizë gjyqësore. Në bankën e të akuzuarve janë pronari i kompanisë “Durmo Turs”, Durmish Beluli dhe pesë të punësuar të tij.
Të akuzuarit ngarkohen për vepra të rënda penale kundër sigurisë së njerëzve dhe sigurisë në komunikacion. (Florije Beluli Kamberi, TVM2)
