Sulmi në Gaza, ShBA bën thirrje për qetësi

02.02.2023 15:08

Lindja e Mesme është ende një “fuçi baruti”....

Lindja e Mesme është ende një “fuçi baruti”. Pasi një raketë u kap nga Rripi i Gazës, ushtria izraelite u hakmor duke sulmuar pozicionet e përdorura nga Hamasi për të prodhuar raketa dhe armë.

As grupi islamik që sundon Gazën dhe as Xhihadi Islamik nuk e morën përgjegjësinë për atë raketë. Në muajt e fundit, tensionet mes palëve izraelite dhe palestineze janë rritur, veçanërisht pas bastisjeve në Bregun Perëndimor dhe përleshjeve në të cilat ka pasur viktima.

Qeveria e ekstremit të djathtë të Izraelit vazhdon të zbatojë planin për të shkatërruar shtëpitë e komunitetit palestinez.

“Shumica janë të shqetësuar, të frikësuar dhe të trishtuar. Palestinezët duhet të mbështesin popullin e tyre në Bregun Perëndimor për t'u përballur me një qeveri ekstremiste që po përpiqet të falsifikojë historinë.”, - tha një qytetar.

Departamenti i shtetit vazhdon të insistojë në de-përshkallëzimin e situatës në pikat kritike në Lindjen e Mesme.

“Presidenti Biden ishte i qartë – izraelitët dhe palestinezët meritojnë të njëjtat masa lirie, dinjiteti, drejtësie dhe prosperiteti. Dhe një zgjidhje mes dy shteteve është e vetmja mënyrë për të arritur paqen e qëndrueshme. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të kundërshtojnë hapat e njëanshëm që përkeqësojnë tensionet dhe minojnë përpjekjet për të çuar përpara negociatat për një zgjidhje mes dy shtete.", - u shpreh zëvendësi i departamentit të shtetit, Vedant Patel.

Izraeli po ndez edhe frontin me Iranin. Teherani e fajësoi atë për sulmin me dron në një fabrikë ushtarake pranë Isfahanit dhe u zotua për hakmarrje. Shteti hebre ka kërcënuar se do të aktivizojë ushtrinë nëse diplomacia nuk arrin të frenojë programet bërthamore ose raketore të Teheranit.

Ndërkohë, forcat detare franceze kapën mijëra pushkë dhe raketa antitank në Gjirin e Omanit. Teherani po përballet me presion në rritje nga Perëndimi për dronët me të cilët po armatos Rusinë dhe për protestat e dhunshme në Iran. (Fitore Demolli, TVM2)