Maqedoni
BDI në Bërvenicë, Ahmeti: Ju ftoj të krijojmë front evropian
02.02.2023 16:29
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ftoi partitë politike në krijimin e një fronti të përbashkët evropian....

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ftoi partitë politike në krijimin e një fronti të përbashkët evropian. Në takimin me banorët e Bërvenicës, Ahmeti tha se ky është opcinioni i vetëm që të parandalohet shpërngulja e njerëzve dhe të ofrohet një e ardhme evropiane.
“A nuk është ky moment që të kaluarën ta lëmë pas krahëve dhe të shohim të ardhmen, që imtësia e kalbësira mos t’u lëmë gjeneratave të ardhshme dhe pikërisht ky është investimi, sepse e dëgjoj veten, për obligim e kam dhe më duket se më thërret çdo zë i shokut tim që e kam të vrarë nëpër luftëra: o vëlla i jonë bashkoi bre njerëzit, lëri gjërat e vogla, merru me të mëdhatë, kujtoje gjakun tonë njëherë. Dhe unë them të bëhemi një front për Evropë, për të parandaluar të keqen, për të parandaluar shpërnguljen e njerëzve.”, - deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ahmeti konsideron se politikat e BDI-së janë të drejta dhe në këtë formë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
“Ne nuk do të ndalemi, ne do të çajmë përpara, pavarësisht rreziqeve, vështirësive. Unë njëherë e kam thënë edhe qiellin do e çajmë për midisi, por tek qëllimi do të arrijmë, sepse asnjëherë se kemi humbur rrugën për në destinacion dhe gjithmonë kam qenë i bindur që jemi në rrugë të drejtë dhe të gjithë ata që janë në rrugë të drejtë edhe zoti i ndihmon, prandaj për 20 vite, zoti dhe populli kanë qenë me ne.”, - theksoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ahmeti foli edhe për nevojën e mbylljes së kontestit midis Kosovës dhe Serbisë për një Ballkan të qetë në të ardhmen, nga i cili do të varej edhe qetësia e Evropës.
MERAL ISMAILI
