Maqedoni

Shoqata e ndërtimit ulje 10% e çmimit të banesave

02.02.2023 16:50

Ulja e çmimeve të patundshmërive do të pasojë këtë vit, pas stabilizimit të tyre...

Ulja e çmimeve të patundshmërive do të pasojë këtë vit, pas stabilizimit të tyre, thekson kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarisë të Rrjetit të Lidhjes së Odave Ekonomike, Andreja Serafimovski. Në ngritjen e çmimeve jashtëzakonisht të larta të banesave gjatë vitit të kaluar kanë ndikuar kërkesat e larta, ndërsa ofertat e ulëta për banesa, si dhe çmimet i larta të materialeve ndërtimore, shpjegon ai. 
 
“Nëse Banka Popullore në tremujorin e fundit të vitit të kaluar na tregoi se rritja e patundshmërive do të ishte 20.6%, besojmë se gjysma e saj do të ketë një rënie oficiale prej 10%. Por, varet nga periudha në të cilën do të ndodhë stabilizimi.”, - theksoi kryetari i shoqatës së ndërtimtarisë së LOE, Andreja Serafimovski.
 
Agjencitë e patundshmërive thonë se qytetarët gjatë kohës së paqëndrueshmërisë dhe krizës ekonomike kanë investuar në prona të patundshme për këtë arsye ka 30% banesa të zbrazëta të cilat janë të shitura. Theksojnë se në shitje janë rreth 10% e banesa boshe dhe kërkesa vazhdon të jetë më e madhe se oferta.
 
“Nuk kemi ende një ofertë të mirë, ka pak ndërtesa të reja dhe oferta është shumë e vogël. Mund të presim rënie të çmimeve, por nuk do të jetë më shumë se 10 - 15%.”, - u shpreh pronari i agjencisë së patundshmërive, Dejan Hristov.
 
Interesimi më i madh për banesat në kryeqendër është në Qendër, Karposh dhe Aerodrom. Çmimet më të larta janë në Qendër ku shkojnë nga 2.000 deri në 2.400 euro për m2. Në Çair banesat janë shumë më të lira dhe kushtojnë nga 800 deri në 1.000 euro m2, varësisht nëse është objekt i vjetër apo i ri.

LEUNORA KALIQI