Maqedoni

Spasovski: Do të sigurojmë një festë paqësore më 4 shkurt

02.02.2023 17:40

Katër shkurti do të festohet me dinjitet, pa prishje të rendit dhe qetësisë publike, thotë ministri Oliver Spasovski....

Katër shkurti do të festohet me dinjitet, pa prishje të rendit dhe qetësisë publike, thotë ministri Oliver Spasovski  në një intervistë për servisin publik, ndërsa siguroi qytetarët se në këtë drejtim nuk do të ketë as një shqetësim për ta. Sipas tij vendi ka institucionet e veta që janë përgjegjëse për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, ndërsa prezenca e policisë bëhet që qytetarët të kuptojnë se janë të sigurt, e jo për të ngjallë  një ndjenjë ankthi. Ai siguron se sipas vlerësimeve do të aktivizohet një plan i duhur.
 
“Njoftimet për kujdestari nate janë të papranueshme. Shteti ka institucione që janë të ngarkuara për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike. Në bazë të vlerësimeve do të aktivizohet një plan që do të kontribuojë në një festë paqësore më 4 shkurt. Nuk ka asnjë individ, nuk ka grup politik që mund të jetë më i fortë se shteti dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë ne.”, - deklaroi ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
 
Nikolovski: Shërbimet e sigurisë nuk bëjnë punën siç duhet
 
Për VMRO-DPMNE-në shërbimet e sigurisë nuk e bëjnë punën siç duhet prandaj dhe qytetarët janë të ngujuar dhe presin të shohin se çfarë do të ndodh me 4 shkurt. 
 
“Shohim dhe dëgjojmë që një numër i madh i qytetarëve nga Bullgaria thonë se do të jenë të shoqëruar nga policia sikur po bëhet fjalë për persona VIP e jo për provokator të cilët vijnë në shënimin e përvjetorit të lindjes së Goce Delçev-it. Por, ne e dimë se sjellja e pushtetit që është një sjellje ku vazhdimisht lëshojnë pe dhe me ndodhitë  e fundit me Bullgarinë e ka përjetuar fijaskon e vetë dhe u përplas për muri dhe rezultoi se ajo politikë e lëshimit pe, sjellë vetëm dështime.”, - theksoi Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE.
 
Sa i përket ofertës nga pala bullgare për ndihmë të mundshme, Spasovski është i vendosur se nuk ka nevojë, sepse policia është plotësisht e përgatitur për t'u përballur me të gjitha llojet e situatave. 
 
SANIJE DURAKI