Tragjedi me emigrantët në brigjet e Maltës, 8 të vdekur, mes tyre një shtatzënë
03.02.2023 13:13
Të paktën 8 emigrantë humbën jetën...

Të paktën 8 emigrantë humbën jetën duke u përpjekur të arrinin në Itali nga Afrika.
Mediat italiane raportojnë se 8 persona kanë vdekur në varkën me 46 persona që u shpëtua në ujërat e Sar Malteze, nga një varkë patrullimi e Rojës Bregdetare.
Mes viktimave janë dhe tre gra, njëra prej të cilave shtatzënë.
Pak orë më parë, dy gomone të tjera me 75 persona në bord ishin shpëtuar nga varkat patrulluese të Kapitenerisë dhe Guardia di Finanza.
Në varkën e parë, ishin 37 persona me origjinë nga Kameruni, Bregu i Fildishtë, Gana, Guinea dhe Senegali. 14 ishin gra, njëra prej të cilave është shtatzënë.
