Botë

Pentagoni po monitoron një balonë të dyshimtë kineze mbi SHBA

03.02.2023 13:30

Pentagoni është duke monitoruar një balonë të dyshimtë kineze mbi Shtetet e Bashkuara...

Pentagoni është duke monitoruar një balonë të dyshimtë kineze mbi Shtetet e Bashkuara, një zbulim ky që rrezikon të shtojë tensionet e mëtejshme në marrëdhëniet e tensionuara SHBA-Kinë. 
Siç raportojnë   mediat amerikane, duke cituar zyrtarët e mbrojtjes, balona e dyshimtë u shfaq vetëm disa ditë përpara se sekretari i shtetit, Antony Blinken, të udhëtonte në kryeqytetin kinez për bisedime të nivelit të lartë. Incidenti shënon një nga manovrat më agresive të Pekinit për mbledhjen e inteligjencës në vitet e fundit.
 
Presidenti Joe Biden të mërkurën kishte urdhëruar rrëzimin e balonës, pasi u raportua nga civilët në një avion komercial, thanë zyrtarët amerikanë. Por Pentagoni e kundërshtoi këtë nga frika e viktimave civile.
 
Marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, kanë qenë të tensionuara, kohët e fundit, për shkak të Tajvanit dhe gjendjes së të drejtave të njeriut në Kinë, si edhe aktivitetit të saj ushtarak në Detin e Kinës Jugore.