Maqedoni
Rexhepi: Alternativa ka dështuar në qeverisjen një vjeçare
03.02.2023 15:07
Alternativa ka dështuar në qeverisjen një vjeçare, kështu thotë deputeti i pavarur, Skender Rexhepi-Zejdi....

Alternativa ka dështuar në qeverisjen një vjeçare, kështu thotë deputeti i pavarur, Skender Rexhepi-Zejdi. Ai beson se Alternativa me shumë gjasa do të mbetet në qeveri edhe nëse mbetet vetëm me një dikaster.
“Alternativa kishte rastin gjatë gjithë këtyre 12-13 muajve që të kushtëzojë qeverinë që programin qeveritar ta realizonte deri në detaje, por fatkeqësisht interesat e ngushta të një klani të vogël nuk lejuan që ato pika programore të realizohen, andaj ata do të mbeten pjesë e qeverisë, qoftë edhe me një dikaster të vogël ose do të qëndrojnë turpshëm ose do të duhet të largohen me krenari, së paku të dëshmojnë se dështuan në qeverisjen 1-vjeçare.”, - u shpreh deputeti i pavarur, Skender Rexhepi.
Deputeti Rexhepi, i cili kohë më parë u shkëput nga Alternativa dhe vepron si deputet i pavarur, thotë se do të vazhdojë të mbetet pjesë e shumicës parlamentare pasi që konsideron se mund ta realizojë programin e dakorduar me kryeministrin në fillim të mandatit.
NAIM RAMADANI
