Maqedoni

Kërcënimet me bomba rifilluan evakuimet e shkollave

03.02.2023 16:04

Vetëm dy javë pas fillimit të gjysmëvjetorit të dytë në vitin shkollorë 2022/23, sërish alarme të rreme për bombë....

Vetëm dy javë pas fillimit të gjysmëvjetorit të dytë në vitin shkollorë 2022/23, sërish alarme të rreme për bombë. Paralajmërime për bomba pati në tetë shkolla të Shkupit. Ministria e Punëve të Brendshme, njoftoi se menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga efektivët e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave dhe se janë kryer  kontrollet antiterroriste.
 
“Rreth orës 11:40 minuta në SPB Shkup, është raportuar se postën elektronike të  8 shkollave të mesme në Shkup ka pasur denoncime për vendosjen e mjeteve shpërthyese. Menjëherë pas marrjes së denoncimit, nga punonjësit e policisë janë marrë masa për evakuimin e sigurt të shkollave dhe kontrollet antiterroriste.”, njofton MPB.
 
Ndryshe, nga tetori i vitit të shkuar  në Shkup dhe disa qytete, disa herë është denoncuar se në email-adresat e disa shkollave, është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Deri tani, të gjitha denoncimet kanë rezultuar të jenë të rrejshme. 
 
SAFET ADEMI