Maqedoni

Kovaçevski, marrëveshjet kolektive të koordinohen me MF-në

03.02.2023 16:46

Rritje reale të bruto prodhimit vendor, rritje të eksportit, investimeve inovative dhe krijimi i vendeve...

Rritje reale të bruto prodhimit vendor, rritje të eksportit, investimeve inovative dhe krijimi i vendeve të reja të punës janë orientimi i qeverisë për zhvillim ekonomik, thotë kryeministri Kovaçevski. Për mosrespektimin e marrëveshjeve kolektive për rritje të pagave për çka reaguan dhe lidhja e sindikatave të lira, kryeministri thotë se marrëveshje kolektive për rritje të pagave nuk mund të nënshkruhet pa prezencën e Ministrisë së Financave dhe kompanitë. 
 
“Çdo institucion dhe presidenti i shtetit kur nënshkruajnë marrëveshje kolektive nuk është e thënë që të ulen me sindikatat pa i rishikuar të dhënat buxhetore. Pa pasur bashkëpunim me ministrinë e financave nuk mund të nënshkruhet marrëveshje kolektive. Kur flasim për rritje të pagës duhet t’i kemi parasysh dhe ata që paguajnë paga, pra kompanitë. Intenca për rritjen e pagave në ministrinë e financave është për një arsye të rëndësishme, pasi që në këtë ministri ka sektor të rëndësishëm siç është sektori për buxhet ku punojnë ekspertë dhe e dyta sektori trezorit dhe sektori për financa ndërkombëtare. Ekspertiza e tyre vlen më shumë në tregun e punës më shumë se sa paguhen në ministrinë e financave.”, - deklaroi kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.
 
Kryeministri Kovaçevski pret miratimin e ligjit në kuvend për tatimin e fitimit shtesë. Nga ky ligj pritet të përfshihen mbi 200 kompani të cilat në buxhetin e shtetit do të arkëtojnë rreth 80 milion euro. Gjithashtu Kovaçevski njofton se vendi ka fituar grant në vlerë prej 50 milion euro nga bashkimi evropian për zhvillim ekonomik.  
 
GAZMEND REXHEPI