Botë
OSBE dënon djegien e kuranit në disa vende
03.02.2023 17:10
OSBE me anë të një deklarate e ka dënuar djegien e Kuranit në disa vende....

OSBE me anë të një deklarate e ka dënuar djegien e Kuranit në disa vende. Në një deklaratë të përbashkët, të publikuar në faqen e OSBE-së, këto ngjarje janë cilësuar si një akt urrejtjeje ndaj myslimanëve, por edhe fyerje për të gjithë ata që besojnë në tolerancë, pluralizëm dhe respekt të diversitetit.
Përfaqësuesit personal të kryesuesit me OSBE-në, ministrit të jashtëm të RMV-së Bujar Osmani, paralajmëruan se dukuri dhe akte të këtilla urrejtjeje nxisin armiqësi ndaj myslimanëve dhe mund të çojnë në dhunë e madje në tensione dhe konflikte edhe më të mëdha dhe ua kujtuan vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së se diversiteti kulturor dhe fetar duhet të mbrohet dhe promovohet, duke pasur parasysh se siguria kolektive varet drejtpërdrejt nga respektimi i të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike.
