Botë

Samiti i BE-së në Kievë, Zelensky kërkon anëtarësimin e shpejtë në BE

03.02.2023 17:34

Ukraina meriton fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE këtë vit, tha presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky...

Ukraina meriton fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE këtë vit, tha presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, përpara samitit BE në Kievë. Sipas tij, bisedimet treguan se të gjitha palët e kuptuan “faktin se Ukraina ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme dhe të plotë në mbrojtje kundër Rusisë.”.
 
“Integrimi i mëtejshëm në Bashkimin Evropian do t’u jepte ukrainasve energji dhe motivim për të luftuar, pavarësisht çdo pengese dhe kërcënimi. Unë besoj se këtë vit, Ukraina meriton të fillojë negociatat për anëtarësimin në BE.”, - deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
 
Ukraina, gjithashtu kërkon më shumë sanksione kundër Rusisë. BE –vazhdimisht ka ndihmuar me armatim Ukrainën për t’u mbrojtur nga agresori rus, sepse sipas përfaqësuesit e lartë të BE-së për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë, Joseph Borrell, Ukraina nuk lufton vetëm për vete, por lufton për vlerat e BE-së.
 
“Ky takim do të thotë më shumë integrim të Ukrainës në BE, më shumë sanksione kundër Rusisë si një agresor. Do të thotë më shumë mbështetje që vjen nga BE për Ukrainën. Angazhim edhe më i fortë i Ukrainës për të mbrojtur vlerat, parimet evropiane dhe për ta bërë Evropën më të fortë.”, - theksoi ministri i punëve të jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba.
 
“Një diskutim i plotë për gjithçka që ka rëndësi në marrëdhëniet midis BE-së dhe Ukrainës, jo vetëm për mënyrën se si t'ju mbështesim dhe përballeni me pushtimin rus. Jo vetëm për luftën, por për perspektivat pas luftës. Ky  takim ka qenë një dëshmi e plotë e mbështetjes sonë ndaj Ukrainës dhe angazhimit tonë të përbashkët, sepse ju jeni duke luftuar edhe për vlerat tona. Dhe fitorja juaj do të jetë fitorja e vlerave të Bashkimit Evropian.”, - u shpreh përfaqësuesi i lartë i BE-së për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë, Josep Borrell. 
 
Anëtarësimi i Ukrainës në BE kërkon aprovimin e 27 vendeve anëtare dhe kjo mund të zgjasë deri në 10 vjet.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU