Maqedoni

VMRO-DPMNE propozon amnisti për të dënuarit e 27 prillit

03.02.2023 17:52

VMRO-DPMNE dhe partnerët e saj të koalicionit kanë dorëzuar në Kuvend propozim ligjin për amnisti për personat e gjykuar...

VMRO-DPMNE dhe partnerët e saj të koalicionit kanë dorëzuar në Kuvend propozim ligjin për amnisti për personat e gjykuar, dënuar dhe akuzuar në rastin e 27 prillin të vitit 2017. Shefi i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, thekson se ky propozim ligj është vazhdimësi e ligjit të mëparshëm për amnisti, i cili ishte sjellë në dhjetor të vitit 2018, i cili sipas tij ishte selektues.
 
“Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ka dorëzuar propozim-ligj për amnisti të personave të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017. Me rëndësi të veçantë është të përmendet se ky propozim-ligj është vetëm vazhdim i ligjit të mëparshëm për amnisti, por me një përmirësim thelbësor, e ajo është tejkalimin i selektimit. Me këtë ligj do të përfshihen të gjithë personat e akuzuar për ngjarjet e 27 prillit, edhe atë pa asnjë përjashtim.”, - deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski. 
 
LSDM: I pa pranueshëm propozimi i VMRO-DPMNE-së
 
Për LSDM është i papranueshëm propozim-ligji i VMRO-DPMNE-së për amnistimin e të dënuarve të 27 prillit. Kur duhej të votoheshin pakot antikrizë për qytetarët, deputetët e VMRO-DPMNE-së iknin, ndërsa për t’i falur dhunuesit janë të parët, u shpreh deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski.
 
“Kur bëhet fjalë për dhunues, ata janë të parët, janë të zëshëm dhe gjithmonë kanë qenë të tillë. Kjo është edhe një dëshmi eklatante se në VMRO-DPMNE tekstualisht asgjë nuk ka ndryshuar. Matrica e njëjtë, njerëzit e njëjtë, shprehitë e njëjta dhe politikat e njëjta. Ne jemi konsistent në qëndrimet tona dhe edhe me herët kolegët e mi disa herë kanë deklaruar në publik se për ne është e papranueshme amnistimi i dhunuesve të 27 prillit.”, - theksoi deputeti i LSDM-së Martin Kostovski. 
     
Sipas propozuesit bëhet fjalë për dy nene të ligjit për amnisti, ku parashihen kritere të ndryshme për ato të cilët dënohen me mbi 10 vite dhe me më 10 vite. Propozimi i VMRO-DPMNE-së është të ndryshohet neni 2 i ligjit dhe të vlen neni 1, ku thuhet se ata të cilët janë të dënuar me mbi 10 vite menjëherë të lirohen. Këtë iniciativë e kanë nënshkruar 44 deputetët e VMRO-DPMNE-së. Kjo iniciativë është ndërmarrë, derisa rasti i 27 prillit në Kuvend, gjendet për rishqyrtim në Gjykatën Supreme.    
 
FITIM KRYEZIU