Botë

Eskobar: Njohja reciproke qëllimi përfundimtar i dialogut

03.02.2023 13:48

Njohje reciproke duhet të jetë qëllimi përfundimtar i dialogut Kosovë-Serbi...

Njohje reciproke duhet të jetë qëllimi përfundimtar i dialogut Kosovë-Serbi, ka deklaruar i dërguari amerikan, Gabriel Escobar për “The Pavlovic Today”. 
 
“Për ne, njohja reciproke duhet të jetë qëllimi përfundimtar, i rëndësishëm. Ne mendojmë se të gjitha vendet e rajonit duhet të njohin njëri-tjetrin, duhet të reduktojnë barrierat në tregti, duhet të ndihmojnë në zgjidhjen e disa problemeve të pazgjidhura të mbetura nga vitet ’90 dhe të ecin përpara drejt integrimit evropian.”,- tha Gabriel Escobar.  
 
Eskobar: S’ka mënyrë për t’iu shmangur asociacionit 
 
Ai njëherit thot se Asociacioni është vendimtar për të ecur përpara, duke shtuar se SHBA mbështet një asociacion që nuk e shkel Kushtetutën e Kosovës.  
 
“Tani brenda këtij konstrukti, ka një marrëveshje që është nënshkruar në Marrëveshjen e Brukselit për formimin e Asociaiconit të Komunave me Shumicë Serbe. Është një obligim ekzistues ligjor. Prandaj çfarëdo marrëveshje e ardhshme do ta përfshijë atë, dhe e përfshinë atë, plani franko-gjerman e përfshin atë”. 
 
Pavarësisht nëse Qeveria e Kosovës e pranon këtë obligim ligjor ajo nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë. Është marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Do të jetë baza e marrëveshjes për normalizim. Nuk ka mënyrë se s’i ti shmanget, thekson Eskobar, sipas të cilit ajo që do të na ndihmojë të zgjidhim këtë konflikt do të jenë dy gjëra, uniteti SHBA-BE dhe solidariteti i NATO-s. Ndërsa Zëdhёnёsi i BE-së, Peter Stano nuk ka komentuar kushtet qё i nxori kryeministri Albin Kurti njё ditё mё parё pёr formimin e Asociacionit. Ai vetёm tёrhoqi vërejtjen se janё tё domosdoshme hapat konkret nё mёnyrё qё tё çohet para procesi i dialogut mbi normalizimin e raporteve nё mes tё Kosovёs dhe Serbisë. 
 
“Unë vetëm mund të ritheksoj urgjencën që BE i kushton për të çuar përpara dialogun dhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura, ndёrsa formimi i Asociacionit ёshtё njё prje tyre”, ka nёnvizuar Stano.
 
Ai rikujton se Prishtina zyrtare mori pёrsipёr si obligim ndërkombëtar për të krijuar Asociacionin andaj edhe i takon Kosovёs qё ta zbatoj kёtё detyrim. Një ditë më parë kryemisnitri i Kosovës Albim Kurti publikoi gjashtë kushtet për themelimin e asociacionit, ku mes tjerash thuhet se nuk duhet të jetë njëetnik, të mos ketë kopetenca ekzekutive dhe të formohet pas njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. 
 
Vuçiq: rrethanat nuk janë në favor të serbisë
 
Ndërkohë në kuvendin e serbisë me tensione të ashpra po debatohet për planin franko-gjerman për marrveshje mes dy vendeve. Duke folur për planin Vuçiq ka tënë se aktualisht rrethanat nuk i shkojnë për dore Serbisë. 
 
“Njerëzit patjetër të kuptojnë se nuk është çështja te ajo që shkruan në cilëndo letër. Ajo që është më e vështirë për Serbinë e kemi publikuar pa e fshehur. Në pyetje është momenti politik, rrethanat, jeta rreth ensh dhe çfar është ajo që mund të bëni në rrethana të caktuara.”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
 
E tensionet në kuvend si ato të një dite më pare mund të jetë i kënaqur vetëm Albin Kurti por jo edhe serbët e Kosovës ka theksuar Vuçiq, i cili u sulmua nga opozita, e cila e kritikoi për qëndrimin që presidenti serb po mban rreth planit franko-gjerman.  
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU