Botë
Zjarre në Kili: Humbin jetën të paktën 13 persona
04.02.2023 13:39
Zjarret në pyjet e pjesës qendrore dhe jugore të Kilit u kanë marrë jetën të paktën 13 personave...

Për fat të keq, duhet të theksoj se 11 persona humbën jetën në rajonin Biobio. Piloti bolivian dhe tekniku kilian vdiqën në një helikopter që u rrëzua, theksuan zyrtarët e Shërbimit Kombëtar të Parandalimit dhe Reagimit ndaj Fatkeqësive.
Presidenti i Kilit Gabriel Boric pas vizitës në zonat e prekura nga zjarret tha se shteti është i pranishëm këtu për tëluftuar këtë tragjedi dhe për të ofruar siguri dhe kujdes për njerëzit.
"Dua ta dini se ne nuk do t'ju lëmë vetëm. Sot prioritet është shuarja e zjarrit, për këtë janë dislokuar forcat tona. Falënderoj të gjithë punëtorët dhe vullnetarët, të gjithë njerëzit që po japin janë të gjitha për këtë. Si qeveri, ne jemi të shqetësuar për mbështetjen për rindërtimin dhe rikuperimin e gjithçkaje që ka humbur. Gjëja më e rëndësishme është të shpëtojmë jetë", u shpreh presidenti i Kilit, Gabriel Boric.
Qeveria e Kilit ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në rajonet e prekura të njohura për bujqësi dhe pylltari. Më shumë se 50 zjarre pyjore kanë vazhduar në La Araucania, Biobio dhe Nuble dhe më shumë se 45 mijë hektarë sipërfaqe janë shndërruar deri më tani në hi.
Mijëra njerëz janë evakuuar për shkak të zjarrit që ka kërcënuar zonat e banuara, ndërsa më shumë se njëqind shtëpi janë djegur plotësisht.
Njoftohet se edhe forcat e ushtrisë kanë ndihmuar në shuarjen e zjarreve të rënda që kanë vazhduar në zonat qendrore dhe jugore të vendit, ndërsa në këto të fundit nga vala e nxehtësisë së madhe temperatura e ajrit është rritur në 40 gradë.
