Maqedoni

Për shkak të reshjeve të dëborës ndalesë për lëvizje të automjeteve transportuese në Strazhë

04.02.2015 19:38

Për shkak të reshjeve intensive të dëborës nga ora 18:30 në qafën malore Strazhë është vendosur ndalesë për lëvizje të automjeteve transportuese, njofton LAMM...

Paraprakisht u vendos ndalesë për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve për shkak të shembjeve të deut në aksin rrugor Makedonski Brod-Shkup. Shembje të mëdha të dheut ka në aksin Bliznasko-Kozjak 1,6 kilometra pas digës, për shkak se në orën 17:45 është vendosur ndalesë për komunikacion.
 
Komunikacioni në aksin rrugor te udhëkryqi Marvinc - Gjevgjeli është ndërprerë për shkak të vërshimit të lumit Vardar në rrugë.
 
Komunikacioni në akset rrugore Koçan - Zërnovc dhe Tërbotivishte - Razllovc është ndërprerë për shkak të mos stabilizimit të urave mbi lumin Bregallnicë.
 
Në aksin rrugor Demir Kapi - Koreshnicë është sjellur ndalesë e komunikacionit  të automjete të lehta për shkak të vërshimit të lumit Vardar në rrugë.
 
Në komunën Probishtip, për shkak të rëshqitjes së tokës edhe më tutje është në ndërprerje komunikacioni për të gjitha llojet e automjeteve në drejtimin rrugor Kiselicë-Zlletovë. Automjetet janë drejtuar nga Kiselica-Probishtip-Legovec-Zletovë.
 
Për shkak të rritjes së nivelit të lumit Bregallnicë, në mënyrë parandaluese për komunikacion është mbyllur aksi rrugor  Novosellë-Radovish.
 
Rruga rajonale për në fshatin Pokrajçevë, e cila e lidh rrugën magjistrale A-4 Radovish-Strumicë, për shkak të vërshimit të lumit Radovishka, komunikacioni është në ndërprerje dhe i njejti zhvillohet përmes f. Podaresh-Radovish.
 
Aksi rajonal nga fshati Topollçan drejt fshatit Klepaç për shkak se ka shumë ujë është në ndërprerje për çdo lloj të komunikacionit.
 
Komunikacioni në aksin rrugor Shkup - f. Breznicë - Kula Kolomont- Makedonski Brod është ndërprerë për shkak shembjes së gurëve në pjesën Kolomont -Blizansko.  Shërbimi renxher i NP JASEN në suaza të kompetencave të tije apstron rrugën dhe i lajmëron udhëtarët për lëvizje në këtë aks rrugor.
 
Komunikacioni në të gjitha rrugët tjera shtetërore zhvillhet nëpër rrugë të lagështa për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës, njfton LAMM./mia