Maqedoni

MPB: Kontrolle policore para kishës Sveti Spas

04.02.2023 17:33

Qytetarë të shumtë nga orët e mëngjesit kanë pritur që të bëjnë homazhe figurës hsitorike Goce Dellçevit...

Qytetarë të shumtë nga orët e mëngjesit kanë  pritur që të bëjnë homazhe figurës hsitorike Goce Dellçevit, përderisa ishin të barikaduar nga policia. Sipas protokoleve të sigurisë, në kishën Sveti Spas mund të vinin vetëm njerëz të cilët kanë qenë të akredituar të marrin pjesë në solemnitet.
 
Por pasi kreu shtetëror mbaroi me vendosjen e kurorave të luleve nga kalaja e Shkupit, policia nisi të lëshojë disa qytetarë, ndërkaq disa të tjera hoqën dorë që të vizitojnë varrin e Goce Dellçevit.  
 
“Ende presim që të shkojmë dhe të tregojmë respektin tonë”, u shpreh qytetari.
 
“Të mos lejosh popullin tënd që të tregojë respektin, ky është një turp I përmasave të mëdha”, theksoi qytetari.
 
“Ne na është shkurtuar e drejta si maqedonas, të përkulemi para varrit të apostolit maqedonas”, u shpreh qytetari.
 
Të gjithë që hynin në zonën e ashtuquajtur në sigurisë, ishin të kontrolluar nga policia. Për protokolet e rrepta reaguan nga Kongresi Maqedonas dhe shoqata e të shpërngulurve.  
 
“Lokacioni rreth kishës ortodokse maqedonase Sveti Spas afër kalasë, ku gjendet varrii velikanit të lëvzijes maqedonase nga ana e MPB-së është turp për Maqedoninë dhe kombin maqeonas. Ne do të na rradhisn në kolonë sin ë burg, ndërkaq bullgarët të cilët po kërcënohen me dhunë dhe atentat të presidentit do të lejohen”, theksoi kryetari i kongresit mbar maqedonas Todor Petrov.
 
“Kjo nuk ngjan në kremtim por në rrethim”, u shpreh Elena Orovçenec nga shoqata e të shpërngulurve
 
Rrugët përreth ishin të mbyllura për trafik, ndërkaq policia mund të vërehej në çdo  hap, si dhe në qiell pasi ngjarja u vlerësua me rreik të lartë.
 
MERAL ISMAILI