Maqedoni
Vendkalimi kufitar Deve Bair, prezencë e shtuar e forcave policore
04.02.2023 17:51
Forca të shtuara policore dhe kontrolle nga orët e mëngjesit janë vërejtur në vendkalimin...

Forca të shtuara policore dhe kontrolle nga orët e mëngjesit janë vërejtur në vendkalimin kufitar Deve Bair me Bullgarinë. Shërbimet e rendit kanë punuar sipas protokolit të sigurisë. Ndërkohë si pasojë e rënies së sistemit të kompjuterëve për dy orë, kufirin për hyrje dalje nga vendi e kanë kaluar një numër I ulët I qytetarëve.
“Ne për çdo ditë presim këtu, nuk e kemi për herë të parë”, shprehet qytetari.
Policia gjithashtu regjistroi edhe një incident të vogël. Tre shtetas bullgar në mënyrë verbale dhe me fjalë të pahijshme sulmuan policë. Të njëjtët janë dërguar në stacion të policisë dhe po punohet në zbardhjen e rastit. Më shumë orë në vendkalimin kufitar Deve Bair u ndalën edhe shtetas bullgar, të cilët pritnin që të shkojnë në shënimin e përvjetorit të revolucionerit Goce Dellçev në Shkup. Një pjesë refuzuan të presin dhe u kthyen në Bullgari.
“Megjithatë mund të ishte më mirë. Ne duam që së bashku të jemi në BE. Maqedonia të hyj në Union. Ka parti në Bullgari, të cilat janë anti maqedonase dhe anti bullgare. Një parti te ne bën politika anti bullgare, ajo zbaton politikat pro ruse, e cila shkakton konflikt midis Bullgarisë dhe Maqedonisë. Ne nuk duam konflikt dhe bashkë duhet të zgjidhimin problemet”, theksoi shtetasi bullgar.
Sipas të dhënave të MPB-së gjatë natës, në këtë vendkalim kufitar kanë hyrë 249 persona, nga të cilët 144 të huaj.
MERAL ISMAILI
