Maqedoni

Fronti i përbashkët pro-evropian, Neziri: Ide e mirë, në kohë të duhur

04.02.2023 18:09

Në periudhën kur shteti ballafaqohet me sfida të mëdha...

Në periudhën kur shteti ballafaqohet me sfida të mëdha, krijimi i një fronti të përbashkët evropian me të gjitha partitë politike që janë për integrime euro-atlantike është ide ideale e cila duhet përshëndetur, tha analisti politik Xhelal Neziri në emisionin “Intervista e Javës”. Madje ai thotë se është mirë që pjesë e këtij fronti të jenë edhe partitë opozitare VMRO-DPMNE dhe Lëvizja Besa. 
 
“Do të ishte mirë do të ishte ideale që Maqedonia e Veriut të ketë një qeveri e cila do të prëbëhej nga të gjithë aktorët dhe faktorët politik dhe me një konsensus të plotë të çojë përpara reformat, të bëjë reforma rrënjësore, me një qeveri të koalicionit të madh, siç e ka pasur në dekada Gjermania në 15 viteve të kaluara ku koalicioni i djathtëve dhe majtëve përballonin çdo sfidë”, u shpreh analisti politik Xhelal Neziri.
 
Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, analisti  Neziri u shpreh optimist se ata do të miratohen dhe vendit më në fund do ti haoet rruga për Evropë. Sipas tij, VMRO-DPMNE nuk është në mënyrë decide kundër përfshierjes së bullgarëve në kushtetutë, por kërkon garanca që kjo të jetë kërkesë e fundit e Bullgarisë. 
 
“Në thelb VMRO-DPMNE nuk është kundër, madje ka qenë në favor të traktatit të miqësisë së mirë me Bullgarinë, andaj edhe këtu e shoh atë mundësinë që VMRO-DPMNE të bindet ose fundja fundit të binden gjashtë ose shtatë deputetë të saj të mbështesin ndryhimet kushtetuese, me qëllim që vendi të mos jetë fajtor për veton e ardhshme që mund të aktivizohet ndaj Maqedonisë së Veriut”, theksoi Neziri.                 
 
Neziri parashikon që deri në fund të vitit me sukses të përfundojë procesi i miratimit të ndryshimeve kushtetuese. 
 
ERSAN PAJAZITI