Maqedoni
Rriten numrat e të prekurve nga variçella, Islami: Nevojitet kujdes i shtuar në shkolla
05.02.2023 15:10
Ditëve të fundit ka filluar të shënojë rritje numri I personave të prekur nga varicella...

Ditëve të fundit ka filluar të shënojë rritje numri I personave të prekur nga varicella, e njohur në mesin tone si lija e dhenve. Doktor Orhan Islami për TVM” pohon që nga kjo sëmundje kategoria më e rrezikuar janë fëmijët e moshës nga 5 deri 9 vjeç, ndërsa më së shumti përhapet gjatë stinës së dimrit dhe në pranverë. A
ndaj ai rekomandon për kujdes të shtuar edhe nëpër institucionet arsimore, për shkak të kontakteve të drejtpërdrejta mes fëmijëve , dhe qëndrimit në ambiente të mbyllura.
“Në poliklinikën tone ka pasur raste me varicellë apo lija e dhenve, pasi kjo stinë është më e prirur për sëmundje të tilla . Këtë javë kemi hasur mbi 10 pacientë me varicella gjë që tregon se tashmë kemi një numër më të madh me të prekur me këtë virus.Varicella është sëmundje ngjitëse e cila është e përhapur në cdo vend ,haset më shumë në dimër dhe pranverë,më të rrezikuar janë fëmijët prej 5 deri në 9 vjec por edhe më të vegjëlit si edhe moshat e rritura që nuk e kanë kaluar në fëmijëri”, u shpreh mjeku Orhan Islami.
Fillimi i gjysëmvjetorit të dytë shkollor rrit numrin e të sëmurëve me grip
Shqetësim po ashtu vazhdojnë të mbeten edhe viruset dhe gripi sezonal, Doktor Islami thotë se me fillimin e gjysëmvjetorit të dytë, numrat e të prekurve nga viruset dhe gripit sezonal kanë shënuar rritje.
“Kemi rritje të numrit edhe atë numër drastik të gripit sezonal që më shumë shfaqet tek fëmijët që janë në kolektive të fëmijëve parashkollor dhe shkollor . Zakonisht simptomat janë me temperature të larta dhe kollitje disa janë me entropolite ,me bronhite dhe pneumoni të cilët kanë nevojëndoshta edhe për trajtime në klinika”, theksoi Islami.
Doktor Orhan Islami rekomandon prindërit që të mos I dërgojnë fëmijët në mësim deri në shërimin e plotë të tyre, pasi vetëm në këtë mënyrë ruhet shëndeti kolektiv nga përhapja e virusit.
VLORA LATIFI TOPOJANI
