Maqedoni

Nxënësit shqiptarë dhe njohja e maqedonishtes, Arifi: Librat e vjetruara, mungon komunikimi

05.02.2023 15:33

Njohja e gjuhës së njëri tjeterit dhe aftësitë e komunikimit në gjuhën e tjetrit...

Njohja e gjuhës së njëri tjeterit dhe aftësitë e komunikimit në gjuhën e tjetrit është një gjë nga e cila ka vetëm dobi dhe jo dëm. Mosnjohja e gjuhës së njëri tjetrit, vështirësitë gjatë komunikimit kohën e fundit janë shëndërruar  shqetësim edhe për nxënësit shqiptar, të cilët kanë shumë pak aftësi komunikimi në gjuhën maqedonase. 
 
Arsimtarja Idaete Arifi për TVM2 , potencoi se një nga arsyet është mungesa e teksteve bashkohore, ndërsa librat e vjetra shuajnë interesimin për shkak të përmbajtjes që nuk ngjall simpati tek nxënësi. Nevojitet gjithashtu komunikim dhe shoqërim më i madh mes fëmijëve të cilët i përkasin komuniteteve të ndryshme edhe jashtë bangave të shkollës.     
 
“Problem hasi te tekstet shkollore që janë shum pak nxëxnës të furnizuar, kemi mugesë të teksteve shkollore , gjitashtu edhe biblioteka me lektyra nga gjuha maqedone  është pak e furnizuar . Pastaj mbetet problemi tjetër në shkollë shum mirë e hasim  gjuhën maqedone i realizojmë të gjitha njësitë që duhet të përvetësohet por vetëm materiali në shkollë gjatë orëve mësimore. Librat dhe tekstet shkollore janë edhe shum të vjetërsuara ka nëxxnës që ka tekstin shkollor prej vitit 2000 2010 jeta ka shkuar shumë para ndërsa tekste shkollore kanë mbetur shum të vjetra, ndoshta edhe aty nuk lind simpatia e nxëxnësve për të mësuar gjuhën më mirë”, u shpreh arsimtarja e gjuhës maqedone Idaete Arifi. 
 
Zotimi i një gjuhe të huaj varet edhe nga komunikimi, potencojnë nxënësit, duke shtuar se komunikimi me bashkmoshatarët e tyre mungon. 
 
“Nxënësit mendojnë se është shumë e rëndë dhe nuk përpiqen ta mësojnë , mendoj se nëse ishim munduar do ta mësonin se nuk është gjuhë që duhet bërë aq shum tragjike”, thekson nxënësi. 
 
“Nxënsit shqiptar nuk shoqërohen me nxënës të përkatësive tjera vetëm me ata që flasin shqip, por duhet të shoqërohen edhe me nxënës të përkatësive tjera”, shprehet nxënësi.
 
"Mendoj se nuk kanë mjaftueshëm komunikim me gjuhën maqedonase jashta shkollës”, thekson nxënësi.  
 
MASH për drejtorinë pedagogjike, është formuar grup autorësh për këtë shkak
 
Numri një i dikasterit të Arsimit Jeton Shaqiri,  potencoi se në mungesë të interesimit nga ana e autorëve ti përgjigjen konkursit, Drejtoria pedagogjike  në mënyrë vetanake ka bërë përzgjedhjen e autorëve për tekstet shkollore.
 
“Është bërë nga drejtoria pedagogjike grup autorësh të cilët do t a përgadisin tekstin dhe kanë arritur ky grup autorësh që e ka komunikaur drejtoria pedagogjike dhe pas kësaj futet në këshillin nacional. Këto janë problemet në gjithë historinë e shpërndarjes kemi shoqërinë e klasë së parë të pashpërndarë dhe gjuhën maqedone për klasën e pestë”, theksoi ministri i arsimit Jeton Shaqiri. 
 
Nxënësit shqiptar gjuhën maqedonase e mësojnë nga klasa e katërt, ndërsa këshillat e prindërve mund të vendosin se në cilën klasë mund të fillojnë nxënësit me njohjen e gjuhës maqedonase, përmes lojës por e njejta nuk do të evidentohet si lëndë mësimore. 
 
FLUTURA LATIFI