Maqedoni
KSHPK,Bajrami: Dy institucione paralele s'mund të funksionojnë
05.02.2023 15:55
Idetë e plasuara në opinion nga ana e deputetit Pavle Trajanov për themelimin e e një agjencie...

Idetë e plasuara në opinion nga ana e deputetit Pavle Trajanov për themelimin e e një agjencie të dytë e cila do të luftonte format e rënda të krimit dhe korupsionit, sipas anëtarit të Komisionit për parandalimin e Korrupsionit Nuri Bajrami, nuk kanë bazë juridike dhe janë të paqëndruesshme.
Nuk mund të ketë dy institucione paralele me detyra të njejta, thotë Bajrami për TVM2. Ai më tej sqaron se gjatë kontrollit të ligjit është konstatuar se i njejti ka paqartësi andaj si I tillë është edhe kontradiktor.
“Ka shumë zbazëtira ,ka shumë kontradikta dhe paqartësi. Sipas këtij ligji del që Maqedonia duhet të ketë dy institucione paralele të pavarura në lutën kundër korupsioni..Mund të diskutohet a duhet të kemi Komison apo Agjension ,por ju dy institucione paralele asesi”, u shpreh antari i KSHPK-së, Nuri Bajrami.
KSHPK,Bajrami: Mungon gatishmëria të luftohet korrupsioni
Raporti i fundit i “TI” për perceptimin e korrupsionit sipas anëtarit të komisionit Antikorrupsion , Nuri Bajrami, shënon një ngritje shumë të ngadalshme që nënkupton se kemi një stagnim në luftën kundër korrupsionit. Këtë e dëshmon mungesa e gadishmërisë politike e cila pengon reformimin e sisitemit dhe avansimin e luftës kundër korupsionin, përfshi këtu dhe rezistencën politike për mos implemnetimin e rekomandimeve të cilat dalin nga komisioni Antikorrupsion, por sqaron se deri më tani presion të drejtëpërdrejtë mbi punën e komisonit nuk ka pasur.
“Në Maqedoni në këtë vit të tranzicionit kemi folklor,verbalizëm në atë drejtim sa i përket sunidimit të ligjit,administrimit të mirë dhe reformimit të sektorit publik.Reforma të mirfillta deri më tani nuk ka pas .Ligje kemi shumë por implmentim kemi relativisht pak. Për mendimin tim ,nuk respektohet ligji ,nuk ka sanksionim, nuk respektohen kodet etike dhe nuk respektohen dhe implemntohen iniciativat e Komisionit për parandalimin e korrupsioinit”, theksoi Bajrami.
Sipas raportit të fundit të “TI” për indeksin e perceptimit ndaj korrupsionit ,RMV radhitet në vendin e 85 nga gjithsej 180 shtete me 40 pikë të fituara.Kjo tregon se në krahasim me vitin e kaluar kemi lëvizje për dy pozita ndërkaq rezultat më të mirë deri më tani ,RMV ka treguar në vitin 2014 kur ishte e radhitur në vendin e 64 me 45 pikë.
FLORIJE BELULI KAMBERI
