Maqedoni
Liqenet e Likovës dhe Gllazhnjës, pritet përmirësimi i gjendjes hidrologjike
05.02.2023 16:17
Për shkak të mungesës së të reshurave të shiut dhe të borës gjatë vjeshtës dhe tani në dimër...

Për shkak të mungesës së të reshurave të shiut dhe të borës gjatë vjeshtës dhe tani në dimër, dy liqenet akumuluese i Gllazhnjës dhe Likovës janë diç mbi 30 për qind të mbushur me ujë, respektivisht 9.8 milion metra kubë ujë.
Mirëpo nga Ekonomia e ujërave “Fusha e Kumanovës dhe Likovës” thonë se duke llogaritur në të reshurat e reja të borës por edhe të shirave gjatë pranëverës, Kumanova nuk duhet të druaj për ujë të pijshëm gjatë sezonit të ardhshëm veror.
“Gjatë periudhës së kaluar fatmirësisht patëm disa ditë me të reshura të shiut në rajonin tonë, që na jep shpresë se deri në fillim të sezonit do të kemi sasi të mjaftueshme të ujit. Për momentin të dy liqenet janë të mbushura diç mbi 30 për qind me ujë , që për këtë periudhë është sasi e vogël, por shpresojmë që në periudhën e ardhshme të kemi të reshura dhe sezonin do ta fillojmë pa probleme“ deklaroi drejtori i Ekonomisë së ujërave , Oliver Ilievski.
Ndryshe ujërat e liqeneve të Likovës dhe Glazhnjës shfrytëzohen edhe për ujitjen se sipërfaqeve bujqësore, andaj nga kjo ndërmarrje thonë se nuk do të ketë mungesë ujë as për ujitje gjatë muajve të pranverës dhe verës gjë që gëzon rreth 3.000 bujqë të rajonit. Ndërkohë që ndërmarrja planifikon investime në modernizimin e aktiviteteve .
“Sa i përket investimeve presim sigurimin e mekanizmit të ri si për mirëmbajtje poashtu edhe për sistemin e ujitjes. Presim që përmes programit të rritur investues nga Qveria në periudhën e ardhshme të furnizohemi me maqina të reja, por kemi paraqitur edhe proektet tona, të cilat presim ti realizojmë”, deklaroi drejtori i Ekonomisë së ujërave,Oliver Ilievski.
Ndryshe kapacitet e e liqeneve akumuluese të Gllazhnjës dhe Likovës arrijnë në rreth 26 milionë metra kubë ujë, të cilat shfrytëzohen për furnizimin e ujë të pijshëm si dhe për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore.
FATLUM AQIFI
