Maqedoni

Ahmeti nga Tearca, nuk jemi patericë e askujt, por vendim-marrës

05.02.2023 16:39

BDI nuk është patericë e askujt, sot bashkë-qeverisim me LSDM-në...

BDI nuk është patericë e askujt, sot bashkë-qeverisim me LSDM-në, siç kemi qeverisur dhe me VMRO-në, por gjithnjë kemi qenë vendim-marrës për punë të rëndësishme. Kështu është shprehur lideri i BDI-së Ali Ahmeti, në takim me qytetarët në komunën e Tearcës. 
 
Andaj, Ahmeti apeloi edhe opozitën maqedonase që të ndrrojë retorikën, pasi retorika e tashme e saj nuk i shërben për të mirë askujt.  
 
“Në vazhdimësi, kur BDI ka qenë në veprim, në procese të rëndësishme për t’i përmbyllur kontestet historike, kanë dalë forca të tilla për të frikësuar njerëzit, se gjoja ky shtet do të humbet, do të bëhet Shqipëri e Madhe, do të bëhet Bullgari e Madhe, do e marrë ky, do e shesë ai. E drejton BDI, LSDM është nën hije. Nëse iu kujtohet, kur ishte në opozitë LSDM-ja, thoshte BDI është patericë e VMRO-së, tani e kundërta po kthehet. As kemi qenë patericë as nuk jemi”, u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
 
Ahmeti madje tha se e ka ftuar edhe liderin e VMRO-DPMNE-së dhe të gjitha partite tjera shqiptare të bëhen pjesë e frontit pro-evropian, pasi ky është moment kur sipas Ahmetit duhet menduar për gjeneratat e ardhshme, e jo për tu marrë me inate personale. 
 
“Përse ne kemi dalë për frontin bashkë për Evropë, janë momente të rëndësishme. Ky është një mission, një moment historic, për ne, duke u kyçur në këtë moment historik ne u bëjmë thirrje të gjitha partive politike shqiptare, mos ta shofim të kaluarën, të shofim çfarë do të bëjmë për gjeneratat, për ardhmërinë, çfarë shërbimi atyre do tu bëjmë”, theksoi Ahmeti. 
 
Ahmeti nga Tearca gjithashtu apeloi që tu mundësohet të rinjëve të jenë sa më tepër në poste vendim-marrëse. 
 
ERSAN PAJAZITI