Maqedoni
Tetova po boshatiset, të rinjtë drejt gurbetit për jetë më të mirë
05.02.2023 17:01
Tetova dita ditës po boshatiset pasi të rrinjët nuk e shohin të ardhmen këtu...

Banorët thonë se mungesa e puntorëve është e madhe në gjitha fushat, pasi të rinjët dhe të rejat kanë shkuar në shtetet perëndimore për jetë dhe siguri më të mirë. Ata thonë se ky trend nuk është vetëm në vendin tonë por në gjithë Ballkanin.
“70% e familjes sime është në gurbet, edhe ato që kanë mbi 40-50 vjetë kanë shkuar,kryesisht ato me zanate që janë.Tre djem kamë të gjithë kanë shku të motrës njejt.Rroga nuk ka kushte nuk ka as gjë për të rinjët nuk ka këtu në Tetovë vetëm kafiteri ska gjë tjetër”, shprehet qytetari.
“Nuk është vetëm rroga këtu por edhe siguria,ekonomia është e dobët standarti i ulët,të gjitha ndikojn këto.Nuk është problemi vetëm në Maqedoni,i gjithë Ballkani është në këtë problem”, theksoi qytetari.
“Rrinia nuk sheh këtu prespektiv, rruga e saj është Stacioni i autobusit Gjermani. Faleminderit që egziston Gjermani se përndryshe këtu,shumë më keq do ishte”, shprehet qytetari.
OEMVP, Iseni: Ka mungesë të madhe të punëtorëve
Nga Oda ekonomike e Maqedonisë Veri- Perindimore thonë se ka mungesë të madhe të puntorëve të kualifikuar por edhe të pa kualifikuar. Ato thonë se në vendin tonë shteti duhet të investoj më shumë në cilësin e jetesës, në arsim, kultur dhe në gjyqësi.
“Mungojnë gjitha profilet nga ato menaxhiriale,deri në pozitat më të vogla në kompani dhe punonjës të krahut. Sektor më të prekur për momentin janë ndërtimtarria, transoprti, logjistika. Qeveria dhe shteti e ka punë më të madhe të cilën duhet të përmisoj cilësin e jetës,duke filluar nga gjyqësori, shërbimet publike,arsim cilësor mjekësia e kështu me rradh”, theksoi Drilon Iseni nga Oda ekonomike e Maqedonisë Veri- Perindimore.
Përndrysh, në Tetovë mungesa më e madhe e personelit verehet tek objektet hotelerike dhe restorante por edhe në ndërtimtari.
VISAR SADIKI
