Maqedoni
Është thyer klubi maqedonas në Bllagoevgrad, po hetohet se kush janë autorët
05.02.2023 17:23
Katër muaj pas hapjes, klubi kulturor maqedonas “Nikola Vaptsarov” në Bllagoevgrad...

Katër muaj pas hapjes, klubi kulturor maqedonas “Nikola Vaptsarov” në Bllagoevgrad është thyer me gurë. Sulmi ka ndodhur të shtunën rreth orës 21:00, ndërsa te anëtarët e klubit maqedonas informacionet kanë ardhur nga pronari i objektit në të cilën ndodhet klubi. Kalimtarët kanë lajmëruar edhe policinë bullgare.
“Dëmtimi është shkaktuar nga dy gurë të mëdhenj në derën e përparme dhe xhamin e përparmë të klubit. Erdha për të parë herët rreth orës 6:30 dhe nuk hyra në klub sepse pashë që ishte gjuajtur me gurë. Pastaj mora disa dokumente të rëndësishme. Pa e zgjidhur rastin nga policia dhe pa gjetur se kush e ka fajin, ne nuk kemi mjete për ta rregulluar dhe rihapur”, u shpreh Jordan Grzdanov nga KLUBI kulturor maqedonas – Bllagoevgrad.
Anëtarët e klubit kulturor maqedonas thonë se deri më tani nuk ka pasur probleme me punën e klubit dhe nuk ka pasur kërcënime. Sulmi dhe dëmtimi ndodhi pas ndalimit të disa shtetasve bullgarë për të hyrë në Maqedoni për festën e lindjes së Goce Dellçevit.
“Fakti që nuk i lejuan shtetasit bullgarë të hyjnë në Maqedoni, për mendimin tim, është i saktë nga pikëpamja që ata janë të papërgjegjshëm, sepse flasin të pavërteta dhe pa asnjë konsideratë. Pra, mos lejimi i tyre për të hyrë në Maqedoni është një sinjal për ata njerëz që të rishikojnë sjelljen e tyre”, theksoi Atanas Maznev nga klubi kulturor maqedonas – Bllagoevgrad.
Pronarët e Klubit Kulturor Maqedonas në Blagoevgrad thonë se ndjehen të sigurt dhe se kanë besim tek autoritetet për të zbuluar dhe dënuar autorët.
ERSAN PAJAZITI
