Maqedoni

VMRO – DPMNE: Skandaloz shënimi i ditëlindjes së Dellçevit

05.02.2023 17:45

Shënimi i ditës së lindjes së figurës historike të Goce Dellçevit u bë në mënyrë skandaloze...

Shënimi i ditës së lindjes së figurës historike të Goce Dellçevit u bë në mënyrë skandaloze me prezencë të shtuar dhe pa nevojë të forcave të policisë, vlerësojnë nga VMRO – DPMNE. Sipas partisë së Mickovsit në vend të unifikimit, eventin e karakterizoi polarizimi dhe ndasitë.
 
“Marrëveshja për miqësi  është dru I helmuar, ndërkaë tani po shohim frytat e helmuar. Në shënimin e përvjetorit të lindjes së Goce Dellçevit u pa paaftësia e qeverisë Kovaçevski dhe Ahmeti, të cilën e shohim edhe në çdo segment të shtetit që është duke u rrënuar. Dita kur maqedonasit, por edhe të gjithë qytetarët e tjerë, duhej të tregonin unitet, kaloi me polarizim të madh, cenzurë, prezencë masive e policisë dhe ndasi”, u shpreh deputeti i VMRO – DPMNE - së, Dragan Kovaçki.
 
LSDM: Në mënyrë dinjitoze u nderua figura e Dellçevit
 
Ndërkohë social demokratët thonë se institucionet siguruan që në mënyrë dinjitoze të nderohet figura e Dellçevit. Ata nuk kanë koment për gjuajtjen e gurëve ndaj klubit maqedonas në Bllagoevgrad, me arsyetimin se kanë qenë të fokusuar në shënimin dinjitoz të kësaj dite të historisë.
 
“Ajo çfar po ndodh në Bllagoevgrad nuk e komentoj, pasiqë ishim të fokusuar në atë çfarë ndodh në shtetin tonë dhe shënimi I kësaj dite të rëndësishme të historisë maqedonase. Konsideroj se institucionet dhe populli maqedonas dje në vepër dëshmuan se sistemi funksionon dhe në mënyrë dinjitoze ti shënojmë këto moment”, theksoi Dario Nikollovski nga LSDM.
 
Nga LSDM konsiderojnë se shënimi I ditës së lindjes së Goçe Dellçevit kaloi në një atmosferë të qetë si pasojë e sigurisë së shtuar të policisë.
 
MERAL ISMAILI