Dortmundi vazhdon të fundoset

05.02.2015 14:35

Dortmundi edhe zyrtarisht është në rrezik për të kaluar në Bundesliga 2 pas disfatës në shtëpi ndaj Augsburgut me rezultatin 1-0, edhe përkundër avantazhit numerik në fushë për një pjesë të madhe të takimit...

Ndeshja u zhvillua me dominim të plotë të Dortmundit, ku gjatë pjesës më të madhe të takimit kishte raste, por një mundësi nga mysafirët bëri që ata të realizojnë. E kjo mundësi erdhi pesë minuta brenda pjesës së dytë kur Bobadilla realizoi për 1-0.

Në minutën e 64 Augsburgu mbeti me një lojtar më pak në terren pasi me të kuq u ndëshkua Jancker. Deri në fund Dortmundi bëri përpjekje dhe presioin për të kthyer rezultatin, mirëpo nuk ia doli dot.

Pas kësaj disfate Augsburgu ngjitet në vendin e katërt me 33 pikë, 13 më pak se Bayerni, teksa Dortmundi ka 16 pikë në vendin e fundit në tabelë, me katër pikë më pak se Hamburgu që mban pozitën e 13-të.