Maqedoni

Transporti publik, Arsovska takon të hënën transportuesit privat

05.02.2023 18:07

Qyteti i Shkupit hap dyert për bisedime transportuesve privat...

Kryetarja e qytetit Danella Arsovska të hënën do të realizojë takim me përfaqësues të trupit të ri kordinues, të cilët thonë se do të shqyrtojnë të gjitha opsionet për kyçje në transportin e qytetit.
 
“Duam të kthehemi në punë, duam të gjejmë zgjidhje për problemet tona, do të bisedojmë, do të shohim çfarë do të na ofroj qyteti, do të shohim të gjitha opsionet dhe pastaj do të themi se a jemi dakorduar apo jo. Ne besojmë se do të merremi vesh”, u shpreh përfaqësuesi i trupit të ri kordinues Jovica Zafirovski.
 
Por nëse nuk arrihet marrëveshje, nga trupi I ri kordinativ I transportuesve privat nuk thonë hapat e mëtejmë. Sipas tyre takimi jep edhe një shans që transporti I qytetit të funksionojë më mirë.
 
“Nëse nuk na paguhet borxhi ne nuk do të jemi në gjendje të vazhdojmë të punojmë, dmth duhet të dakordohemi, nuk nënkupton që të gjitha paratë të na kthehen menjëherë, por të nisim punën”, theksoi transportuesi privat Isen Halili.
 
Sipas transportuesve privat ekziston rrezik potencial që NQP të mbetet pa kurfarë transporti, për arsye se është e mbingarkuar, me mungesën e  208 autobusëve privat.
 
MERAL ISMAILI