Botë
Një stuhi dëbore përfshiu rajonin dhe evropën, shkaktoi dëme dhe viktima
05.02.2023 18:51
Mot i keq i shoqëruar me stuhi dhe erë të fortë përfshiu rajonin e Ballkanit...

Ai shkaktoi dëme në disa pjesë të Kroacisë, shkuli pemë, dëmtoi çati dhe përmbysi automjete. Një alarm i kuq është shpallur në të gjithë bregdetin kroat. Reshjet e borës shkaktuan probleme tek shoferët dhe në territorin e Bosnjë e Hercegovinës.
Rrugë të bllokuara dhe dëme të mëdha në pjesë të Beogradit dhe Novi Sadit. Shtyllat e rëna në zonat e banuara. Reshjet e shiut me breshër dhe erë e fortë me stuhi kanë shkaktuar kaos në territorin e Serbisë. Reshje të dendura shiu dhe bore kanë rënë vende-vende edhe në zonat malore të Zlatiborit dhe Kopaonikut.
Aksidente dhe ndërprerje të energjisë elektrike në Sllovaki, Republikën Çeke dhe Poloni. Të paktën dy persona kanë humbur jetën nga stuhia.
“Ne rekomandojmë që drejtuesit të kufizojnë lëvizjen gjatë ditës vetëm për qëllime thelbësore. Të gjitha automjetet dhe drejtuesit tanë janë në terren, në punë të vazhdueshme. Pavarësisht përpjekjeve tona më të mira, situata mbetet më e komplikuar në qafat malore që aktualisht janë të pakalueshme për kamionët”, u shpreh kryetari i komunës së Liptovsky Mikulas.
“Situata është e qëndrueshme në rrugët lokale dhe trotuaret, djemtë tanë po trajtojnë sasinë e kamionëve aktualë të bores. Situata ishte e vështirë, por mendoj se ia dolëm. Situata filloi të përkeqësohej në mbrëmje dhe atëherë kërkuam ndihmë”, theksoi kryetri i komunës së Ryomberong.
Në veri, autoritetet sllovake shpallën një "gjendje të jashtëzakonshme" në 27 komuna. Në Republikën Çeke, dhjetëra mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike. Linjat ajrore turke anuluan pothuajse 240 fluturime për shkak të stuhisë së pritshme të borës.
Banorët e Stambollit janë paralajmëruar për një stuhi dëbore të ardhshme, e cila pritet të sjellë erëra të forta në qytet. Të paktën tre persona kanë humbur jetën në një seri orteku në Austrinë perëndimore.
ERSAN PAJAZITI
